Franca po tregon formë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës, duke dëshmuar se mbetet një nga pretendentët kryesorë për të fituar trofeun. Megjithatë, jashtë fushës së blertë duket se kanë filluar krisjet e para. Gjesti i Rajan Çerkit pas fitores bindëse kundër Suedisë mori një vëmendje të madhe mediatike.
Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Franca e dominoi tërësisht, Deshamp shkoi të takonte lojtarët e tij. Trajneri i “trikolorëve” iu afrua sulmuesit të Mançester Sitit për t’i dhënë dorën. Por ky i fundit refuzoi, duke e injoruar kreun e pankinës franceze. Një gjest që tregoi se situata në dhomën e zhveshjes së Francës nuk është aq harmonike sa duket në fushën e lojës./Sport Ekspres/