“Nuk është më Brazili i 10 viteve më parë”, trajneri i Norvegjisë nuk trembet: E mundim nëse…

Brazili do të përballet me Norvegjinë për një një biletë në 1/16-at e Kupës së Botës. Emri i rekordmenëve të këtij turneu nuk e tremb trajnerin e skuadrës nordike. Solbakeni ka deklaruar në konferencë për shtyp se Brazili nuk është më ai i dikurshmi. Sipas tij, Norvegjia mund të arrijë fitoren në rast se lojtarët do të japin 100%-shin e tyre.

“Brazili është ende favorit, por nuk mendoj se janë favoritët e mëdhenj siç mund të kenë qenë 10 vite më parë. Ekipet po marrin rezultate të mira, stili ynë i lojës gjithashtu na ndihmon. Vështirë të thuhet një përqindje. Mund ta mposhtim Brazilin nëse jemi 100% të përgatitur, përndryshe nuk kemi shans”, ka deklaruar Stale Solbakeni./Sport Ekspres/