Ndëshkoi lojtarin e SHBA-ve me karton të kuq, Trampi sulmon arbitrin: Ka një të shkuar të dyshimtë, do t’ju jap informacione për të kaluarën e tij

Donald Trampi ka sulmuar publikisht arbitrin Rafael Klaus. Ky i fundit ndëshkoi me karton të kuq Balogunin, vendim të cilin FIFA e tërhoqi mbrapsht në mënyrë të befasishme. Presidenti i SHBA-ve ka thënë së fundmi se arbitri ka një të shkuar të dyshimtë. Ai madje ka shtuar se mund të japë më tepër informacione që i vërtetojnë fjalët e tij.

“E pashë të kaluarën e arbitrit dhe pashë se nuk ishte aq i mirë. Ky arbitër është paksa dyshues, nëse e kontrolloni të kaluarën e tij. Nuk dua ta them këtë sepse nuk më pëlqen të nxis polemika, por ai është shumë i dyshimtë. Nëse doni, do t’ju jap informacion rreth të kaluarës së tij”, ka thënë Donald Trampi./Sport Ekspres/