Gaboi për herë të 3-të në gjuajtjen e penalltive, lojtari heq dorë: Ishte 11 metërshi i fundit për mua, ia thashë edhe trajnerit

Për herë të tretë me fanellën e Zvicrës Akanji ka gabuar në momentin e ruletës së penalltive. Pas 11 metërshave të humbur në eleminimet nga Europiani në vitin 2021 dhe në vitin 2024, mbrojtësi zviceran ka përsëritur vetveten edhe mbrëmjen e djeshme. Akanji e dërgoi topin jashtë portës së Kolumbisë gjatë gjuajtjes së penalltive, por këtë herë Zvicra arriti të siguronte kualifikimin në çerekfinale.

Lojtari helvet ka thënë pas ndeshjes se ka hequr dorë nga goditja e 11 metërshave. Ai ka treguar se i ka komunikuar trajnerit se kjo ishte penalltia e fundit që gjuhej nga këmbët e tij. Akanji rrëfeu se ndërroi mendjen në çastin e fundit për pozicionin ku do ta dërgonte topin, çka solli edhe mungesën e saktësisë gjatë ekzekutimit.

“I thashë Muratit (Jakinit) se ajo ishte penalltia e fundit që do të ekzekutoja ndonjëherë. Ishte katastrofike. Ndërrova mendje në momentin e fundit. Rregulli më i vjetër thotë se nuk duhet të ndërrosh mendje. E godita, pastaj rrëshqita pak dhe topi shkoi katër metra mbi portë. Jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si reagoi skuadra. Nuk luajtëm aq mirë, veçanërisht në sulm, na mungonin shumë. Por ishim kompakt si skuadër”, ka thënë Manuel Akanji./Sport Ekspres/