Ibrahima Konate i është kundërpërgjigjur Lamin Jamalit në prag të sfidës gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës. Lojtari i Barcelonës ndezi sfidën përpara pak ditësh, teksa u shpreh se Franca fuhet t’i ketë frikë spanjollët. Ndërkohë Konate ka reaguar në konferencë për shtyp, duke deklaruar se Jamali mund të flasë ç’të dojë, por në kampin francez nuk ia kanë frikën askujt.
“Ne nuk dëgjojmë çfarë thuhet. Nuk duhet të kesh frikë nga askush. Duhet të qëndrosh i përulur dhe të mos biesh në atë kurth. Ai (Jamali) mund të thotë çfarë të dojë”, ka deklaruar Ibrahima Konate./Sport Ekspres/