“Franca duhet të na ketë frikë”, këto fjalë t? thëna nga Lamin Jamali që pak ditë më parë u panë si nj? shenjë arrogance. sot vërtetohen 100% në fushë. Lamin Jamali kishte të drejtë. Franca e madhe u duk shumë e vogël përballë Spanjës. Një dominim absolut i spanjollëve, që në fund fituan pastër 2-0. Ojarzabali tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22-të, ndërsa më pas ishte Pedro Porro ai që dyfishoi shifrat për “furinë e kuqe”.
Por përpos rezultatit, ajo që binte në sy isht loja e kampionëve në fuqi të Europës. Spanjollët kontrolluan mesfushën dhe i hoqën madhështinë kësaj France. Nëse nuk do të ishte për fanellën që mbanin veshur, nuk mund të dalloje nëse përballë Spanjës ishte Franca apo Shqipëra. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e iberikëve ndaj trikolorëve, të cilët më parë i kishin eleminuar nga Kampionati Europian dhe nga Liga e Kombeve. Spanja bëhet kështu finalistja e parë e kësaj Kupe Bote dhe nesër do të mësojë nëse pengesa e fundit drejt trofeut do të hetë Anglia apo Argjentina./Sport Ekspres/