FIFA ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj mesfushorit të Argjentinës, Leandro Paredes, pas episodit që shkaktoi shumë diskutime në Kupën e Botës 2026.
Paredes ishte ndëshkuar fillimisht me karton të kuq gjatë finales me Spanjën, por pas shqyrtimit të rastit, vendimi u anulua. Pas kësaj, mbetën dilema nëse Komisioni Disiplinor i FIFA-s do të hapte një procedurë të veçantë ndaj futbollistit për incidentin në fjalë.
Megjithatë, organizata më e madhe e futbollit në botë ka sqaruar përfundimisht situatën. FIFA konfirmoi se nuk do të ketë asnjë veprim disiplinor ndaj mesfushorit argjentinas, duke mbyllur kështu çdo diskutim rreth çështjes. /Sport Ekspres/