Ballkani është larguar me humbje nga Irlanda. Klubi nga Kosova është mposhtur me shifrat 2-1 nga Bohemians në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi shqiptar gjeti i pari rrugën e rrjetës me anë të Domgjonit.
Ky i fundit shndërroi në gol një 11 metërsh në minutën e 29 të takimit. Por Ballkani nuk mundi të ruante dot epërsinë deri në fund të lojës. Xhejms-Tejlori barazoi shifrat në minutën 76 të ndeshjes, ndërsa në minutën e 90 Tierni përmbysi rezultatin në favor të Bohemiansit. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Kosovë, kur edhe do të përcaktohet ekipi që do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Konferencës./Sport Ekspres/