Eleminoi Vllazninë, ekipi shqiptar arrin sukses historik duke mposhtur skuadrën skoceze në Ligën e Konferencës

Malisheva ka arritur një rezultat historik në Europë. Pasi eleminoi Vllazninë nga Liga e Konferencës, klubi nga Kosova ka marrë një fitore mjaft të rëndesishme ditën e sotme.

Malisheva ka mposhtur Hibernianin me shifrat 2-0 në turin e dytë kualifikues. Uka zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, ndërsa Nafiu vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 90. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Skoci, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/