Karim Adejemi është lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi gjerman i është bashkuar kuqebluve në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Por performanca e tij në stërvitje nuk e ka kënaqur Hansi Flikun. Trajneri i Barcelonës ka folur hapur për mediat, teksa është shprehur se disa gjëra nuk janë duke funksionuar mirë për Adejemin. Megjithatë, ai ka shtuar se është java e parë për të dhe se do të jetë kohë për të shfaqur potencialin e tij.
“Ka disa gjëra që nuk po funksionojnë mirë ende. Ai ka më shumë potencial për të shfaqur pikat e tij të forta shumë më tepër, por është java e parë dhe kjo është normale. E shoh shumë më mirë, dhe me shpejtësinë dhe cilësinë e tij, mund të bëjë mirë. Ai ka shumë potencial dhe mund të na japë shumë”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/