“Kush e di, ndoshta fitojmë Champions-in me Alegrin”, presidenti i Napolit krenohet: I vetmi ekip që luajmë në Europë 16 vite rresht

Aurelio De Laurentisi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Rai” -n, ku ka rrëfyer ringritjen e Napolit drejt suksesit. Presidenti i të kaltërve është krenuar me faktin se klubi i tij ka qenë vazhdimisht pjesënarrës në Europë orej 16 vitesh. I vetmi trofe që mungon në kabinetin e tij është ai i Ligës së Kampionëve, të cilin shpreson se mund ta fitojë në drejtimin e Alegrit.

“Isha i pamatur, sepse mendova se ishte një film pa skenar. Ne filluam nga një dështim dhe sot kemi një ekip si Napoli në krye të botës, me mbi 100 milionë ndjekës. Për gjashtëmbëdhjetë vjet, ne ishim i vetmi ekip që ishte gjithmonë i pranishëm në Europë. Ishte një emocion i vazhdueshëm.

Mund ta quaja Napolin një forcë të vazhdueshme në Skudeto dhe Ligën e Kampionëve. Na mungon Liga e Kampionëve. Kush e di, ndoshta Alegri do të na e sjellë”, ka deklaruar Aurelio De Laurentisi /Sport Ekspres/