Leonardo Spinaxola ka folur për “Sky Sport” në lidhje me sezonin e ri të Napolit. Me trofeun e skudetos në kabinet, tashmë vëmendja e Napolit është zhvendosur te Liga e Kampionëve. Mbrojtësi italian është shprehur se formati i ri i jep më shumë shanse për kalimin e fazës së grupeve, por faza me eleminim të drejtpërdrejtë kthehet më pas në çështje fati.
“E dimë që Liga e Kampionëve është një fazë e ndryshme me ekipe shumë më të forta financiarisht dhe në aspektin e lojtarëve. Megjithatë, në këtë format të ri, ke një shans shumë më të mirë për të kaluar fazën e grupeve, por pastaj bëhet një llotari. Varet se me kë të bie shorti dhe nga gjëra të tjera. Para së gjithash, duhet të përqendrohemi te rritja dhe te një fazë të mirë grupesh”, ka thënë Leonardo Spinaxola./Sport Ekspres/