“Jemi të uritur për trofe”, Vitinja i ka objektivat e qarta: Duam më shumë

Vitinja ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp në prag të finales së Superkupës së Europës, PSG-Aston Vila. Mesfushori portugez e ka bërë të qartë se parisienët kanë ende uri për trofe. Lojtari i PSG-së ka deklaruar se edhe këtë vit skuadra ka po të njëjtin mentalitet si një vit më parë, të fitojë sa më shumë tituj.

“Ashtu si vitin e kaluar, ishim të uritur për tituj, donim të fitonim më shumë tituj dhe më shumë trofe. Nuk është ndryshe këtë vit. Do të jetë e vështirë, por duam të bëjmë gjithçka për të fituar më shumë. E dimë që përgatitja është pak e shkurtër. Unë dhe ekipi, mendoj se do të jemi gati për nesër. Do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur këtë të mërkurë”, ka thënë Vitinja./Sport Ekspres/