Trabzonspori është duke u përforcuar shumë në kohët e fundit me yje të ndryshëm të Europës. Salah zgjodhi që të vinte me këtë ekip, ndërsa në orët e fundit po punohet edhe për transferimin e Nunez. Një shans i artë ky për Ernest Muçin që të tregojë të gjithë vlerat e tij në kampionat dhe të jetë fituesi i titullit në Turqi. Megjithatë nisja për shqiptarin do të jetë paksa e vështirë.
Sipas mediave turke, Muçi ka pësuar një dëmtim dhe ndieu dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtës gjatë stërvitjes. Ai u ekzaminua dhe u vu re gjakderdhje dhe ënjtje në pjesnë e përparme të muskujve të kofshës për shkak të tendosjes. Sipas raportimeve të para, është e sigurt se Muci nuk do të jetë në fushë të paktën për 2 javë. Kjo do të thotë se lojtari nuk do të luajë tre ndeshjet e para të kampionatit dhe pritet që të rikuperohet në fillimin e shtatorit. /Sport Ekspres/