Lionel Mesi u rikthye në fushë për herë të parë pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes ai ka pranuar se nuk ka për të qenë më i njëjti person. Mesi ka treguar se qendron zgjuar gjatë natës dhe sjell në kujtesën e tij çastet e bukura që ka kaluar së bashku me të atin.
“Nuk ka qenë e lehtë për mua mendërisht. Gjithmonë rri zgjuar natën duke kujtuar kohët e mira që kaluam bashkë me babin. Ai ishte arsyeja e vetme pse u bëra një futbollist i shkëlqyer, veçanërisht për shkak të mbështetjes së tij dhe gjithçkaje që bëri për të më mbajtur në këmbë.
Por tani, pamundësia për ta parë përsëri më dhemb shumë, dhe mendërisht, ka qenë shumë e vështirë për mua ta përballoj. E kam ndihmuar mamin tim, dhe ajo më tha të kthehem të luaj dhe të ndihmoj ekipin tim, sepse kjo do të më ndihmojë mendërisht dhe do të më largojë mendjen nga gjërat. Por nuk mund të gënjej, nuk do të jem kurrë i njëjti për shkak të vdekjes së babait tim”, ka thënë Lionel Mesi./Sport Ekspres/