Sezoni i ardhshëm i kampionatit turk pritet të sjellë spektakël. Superliga këtë verë ka grumbulluar disa nga sulmuesit më të përfolur të futbollit europian. Tashmë kalibrit të Osimhenit i shtohen edhe emra të tjerë, që letër premtojnë pafund gola.
Mohamed Salah ishte blerja e bujshme e kësaj vere. Egjiptiani që prej vitesh ka qenë në majën e futbollit europian me paraqitjet e kryera me Liverpulin, tashmë do të luajë me fanellën e Trabzonsporit. Së bashku me Ernest Muçin dhe Onuaçun formojnë një treshe të frikshme.
Ndërkohë, Fenerbahçes i është bashkuar së fundmi Romelu Lukaku, pa harruar këtu edhe Vedat Muriqin. Sulmuesi shqiptar është një ndër të paktët sulmues pykë në qarkullim dhe në sezoni e shkuar shënoi mbi 20 gola në La Liga. Pas në merkato nuk ka mbetur as Beshiktashi. Bardhezinjtë kanë siguruar shërbimet e Vlahoviçit, që prej disa sezonesh ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit./Sport Ekspres/