“Barcelona ishte zgjedhja ime e parë”! E donte edhe Real Madridi, Rodri flet dhe ul imazhin e rivalit të përjetshëm të katalanasve

Rodri është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës, duke kompletuar një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere. Mesfushori spanjoll u prezantua sot nga katalanasit, vetëm pak ditë pasi dukej shumë pranë një transferimi te rivali i përjetshëm, Real Madrid. Barcelona ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn për transferimin e Rodrit për rreth 75 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa lojtari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030. Gjatë prezantimit, pyetjet për Real Madridin ishin të pashmangshme, pasi madrilenët kishin qenë shumë pranë sigurimit të shërbimeve të tij. Megjithatë, Rodri dha një përgjigje që ka shkaktuar shumë reagime te tifozët e “Los Blancos”.

“Është e qartë se kisha edhe opsione të tjera, por Barcelona ishte zgjedhja ime e parë”, deklaroi ai, duke theksuar se vendimi i tij ishte i bazuar kryesisht në aspektin sportiv. Rodri foli gjithashtu me superlativa për trajnerin Hansi Flick, duke thënë se stili i tij i lojës dhe entuziazmi që përcjell e kanë motivuar për të zgjedhur Barcelonën. Mesfushori pritet të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës katalanase në sezonet e ardhshme. Debutimi i tij mund të vijë në fundjavë, kur Barcelona do të përballet me Elchen në transfertë. /Sport Ekspres/