Nisin bisedimet me Interin, klubi i Serisë A synon Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani është jashtë projektit të Interit. Zikaltrit po përpiqen ta sistemojnë mesfushorin shqiptar në një tjetër ekip gjatë kësaj vere. Një ekip i Serisë A ka shfaqur interes së fundmi për lojtarin e Kombëtares kuqezi.

Gazetari Nikolo Shira ka bërë me dije se Monca dëshiron të sigurojë shërbimet e Asllanit. Sipas tij, klubet kanë nisur bisedimet mes tyre për të realizuar me sukses këtë transferim. Vlen të theksohet fakti se Interi synon transferimin e përhershëm të mesfushorit dhe jo huazimin e tij./Sport Ekspres/