Zhoze Murinjo ka dhënë një intervistë për “El Chiringuito” -n, ku ka zbuluar edhe detaje nga negociatat me Rodrin. Ai ka pranuar se ka kontaktuar me mesfushorin spanjoll, por ky i fundit kishte dyshime. Sipas Murinjos, Reali i Madridit është i një dimensioni të tillë sa lojtarët nuk mund ta mendojnë dy herë.
“Po, fola me të disa herë. Real Madridi i bëri një ofertë shumë të mirë. Rodri kishte dyshime. Dhe dyshimet që kishte Rodri, më dhanë edhe mua dyshime. Lojtar i jashtëzakonshëm, shumë korrekt me ne. Por Real Madridi është i një dimensioni të tillë sa lojtarët nuk mund të mendojnë dy herë. I telefonon dhe lojtarët të pyesin: ‘Kur duhet të vij?’. Por ai ishte shumë korrekt me ne dhe unë e pëlqej shumë”, ka treguar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/