Partizani e ka nisur me një barazim 0-0 sezonin e ri në “Abissnet Superiore”. Të kuqtë kanë luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 55 e takimit, por sërish ia kanë dalë ta mbajnë rrjetën të paprekur. Trajneri i Partizanit ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”-së, ku është shprehur i kënaqur me pikën e marrë ndaj Teutës.
“Ishte një ndeshje e vështirë. E dija këtë sepse u ndesha me ndoshta një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, ndërsa unë isha debutues. Unë do të doja të fitoja, por mendoj se është një pikë që ngjan si tre për ne, se kemi luajtur 55 minuta pa një lojtar të rëndësishëm për ne. Por mendoj se që kur kam ardhur këtu, dua të krijoj nga ekipi i Partizanit një frymë skuadre dhe për këtë arsye, duhet të nisemi me këtë pikë të mirë, pasi jam krenar me lojtarët e mi pasi ata luftuan deri në fund”, ka thënë Florin Bratu./Sport Ekspres/