Përmbysje dhe emocione të forta, Man City fiton mes vuajtjeve në të parën pa Pep Guardiolën në stol

Manchester City e ka nisur me fitore epokën e re pas largimit të Pep Guardiolës, duke mposhtur Bournemouthin me rezultatin 2-1 në “Etihad Stadium”. Në ndeshjen e parë të Premier League nën drejtimin e Enzo Marescas, “Qytetarët” përjetuan emocione të forta, por në fund arritën të siguronin tri pikët me një përmbysje dramatike.

Bournemouth kaloi i pari në avantazh në minutën e 26-të, kur Marcus Tavernier përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Manchester Cityt dhe dërgoi topin në rrjetë. Vendasit patën vështirësi për të krijuar raste të pastra dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës mike.

Në pjesën e dytë, City u hodh në sulm në kërkim të barazimit. Presioni i vazhdueshëm u shpërblye në minutën e 85-të, kur Marc Guéhi realizoi me kokë pas një goditjeje këndi dhe riktheu besimin te skuadra e Marescas.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, Joško Gvardiol u shndërrua në heroin e mbrëmjes. Mbrojtësi kroat shënoi në minutat shtesë, me golin që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it u konfirmua.

Kështu, Maresca e nis aventurën e tij në Premier League me një fitore të madhe 2-1, duke i dhënë Manchester Cityt një start emocionues në epokën post-Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/