Xhani Infantino ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bashkimit të Futbollit të Karaibeve në Republikën Domenikane. Presidenti i FIFA-s ka deklaruar se ka disa vende të cilat nuk duan që të tjerët të rriten. Megjithatë, ai ka theksuar se do të punojë për të mbyllur hendekun mes Kombëtareve të mëdha dhe atyre të vogla.
“Disa, për fat të keq, nuk kanë nevojë ose nuk duan që të tjerët të rriten, por ne duhet ta zvogëlojmë këtë hendek midis vendeve të mëdha, vendeve shumë të mëdha dhe të gjitha të tjerave.
Kjo është ajo që jemi përpjekur të bëjmë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe ajo që do të vazhdojmë të bëjmë në vitet e ardhshme. Është e rëndësishme të dëgjohesh, të të kushtohet vëmendje dhe të jesh në gjendje të shprehësh mendimet e tua”, ka deklaruar Xhani Infantino./Sport Ekspres/