Drejtori i përgjithshëm i Spartakut të Moskës ka folur për rolin e Mirlind Dakut në ekip. Sipas tij, mungesa e sulmuesit shqiptar në formacion kundër Zenitit ishte thjesht prej planit të lojës të zgjedhur vetëm për këtë sfidë. Sergei Nekrasovi ka deklaruar se Mirlind Daku do të jetë një aset i madh për Spartakun e Moskës në të ardhmen.
“Daku do të jetë një aset i madh. Edhe Huan Karlos Karsedo e përmendi këtë. Plani i lojës kundër Zenitit ishte i tillë që Mirlindi nuk mori shumë kohë loje. Por ai do ta provojë veten, nuk ka dyshim për këtë. Daku është një pjesë jetësore e ekipit dhe ekipi e ka pritur shumë mirë. Pas ndeshjes së fundit, ai tha se ndihej sikur ai dhe Manfred Ugaldja kishin luajtur së bashku për tre ose katër vjet”, ka thënë Sergei Nekrasovi./Sport Ekspres/