VIDEO/ Goli i Arbër Hoxhës nuk i mjafton Dinamo Zagrebit për Champions League, munden nga Viking

Dinamo Zagreb nuk ia ka dalë dot që të kalojë në grupet e Champions League. Ekipi i Kroacisë ka shënuar i pari nëpërmjet Arbër Hoxhës. Futbollisti shqiptar shënoi me kokë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Një avantazh që do e dërgonte Dinamon në grupet e Champions, por për fat të keq, Viking fitoi me tre gola, duke i dërguar shifrat në 3-1. Pas kësaj humbje dhe me ndeshjen e parë të përfunduar në 2-2, Dinamo Zagrebi shkon në grupet e Europa League. /Sport Ekspres/