Zaur Tedeev-i ka folur me superlativa për Mirlind Dakun. Në një intervistë për “RB Sport” ai ka deklaruar se Daku është një nga sulmuesit më të fortë që ka parë ndonjëherë në kampionatin e Rusisë. Trajneri rus mendon se lojtari i Kombëtares kuqezi do të jetë transferimi më i mirë i viteve të fundit për Spartakun e Moskës.
“Spartaku duket më i fortë sot sesa ka qenë në vitet e fundit, veçanërisht me mbërritjen e Dakut. Një nga sulmuesit më të fortë që kam parë ndonjëherë në Premier League. Ai është një rritje e madhe. Për mua, pyetja kryesore është se si do të përshtatet mendërisht me ekipin. Nëse kjo është një ide e qartë, mendoj se ky do të jetë transferimi më i mirë i Spartakut në kohët e fundit”, ka deklaruar Zaur Tedeev-i./Sport Ekspres/