“U shtri para stolit tim sikur po priste ambulancë “, Murinjo ironizon kundërshtarët: Urime, luajtën për barazim dhe patën fat

Reali i Madridit është mposhtur mbrëmjen e djeshme me shifrat 1-0 nga Real Betisi. Një humbje që padyshim ka shkaktuar mërzi në kampin madrilen. Zhoze Murinjo nuk i ka kursyer ironitë pas ndeshjes. Trajneri portugez ka deklaruar se Real Betisi luajti për barazim, por thjesht pati fat gjatë rrugës. Në fund ai gjithashtu ka bërë ironi edhe me simulimet e lojtarëve kundërshtarë në fushën e lojës.

“Urime Betisit, që luajti për barazim dhe pati fat. Nëse përfundon me barazim, ne largohemi të frustruar, sepse kemi bërë më shumë. Kështu që imagjinoni si ndihemi me një humbje.

Ekzagjerimet e lojtarëve kundërshtarë? Ai djali që ishte shtrirë aty përpara stolit tim… Mendova se po vinte ambulanca, por në fund, nuk erdhi asnjë”, është shprehur Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/