LAJM I FUNDIT/ Kthen një 39-vjeçar që la futbollin pasi nuk i besojnë më Armando Brojës, çudia e Burnley

Goditje pas goditje për Armando Brojën te Burnley! Sulmuesi shqiptar është shumë larg pritshmërive dhe në Championship vazhdon të jetë në një formë të keqe, duke qenë larg golit të parë.

Minutat për të janë me pikatore, pavarësisht se Burnley ka larguar nga ekipi të gjithë sulmuesit kryesor, Flemming dhe Foster. Por duket se mënyra sesi Broja stërvitet nuk i pëlqen trajnerëve në Angli, që bëjnë eksperimente duke futur mesfushorët si sulmues vetëm për të mos hedhur Brojën në fushë.

Dhe duket se për Brojën do të vijnë ditë më të vështira në të ardhmen. Kjo pasi Burnley nuk i beson aspak shqiptarit dhe ka kthyer nga tërheqja e futbollit Jamie Vardy. 39-vjeçari ishte pa ekip dhe kontratë, ndërsa Burnley e ka marrë duke nënshkruar një vit kontratë me të pasi nuk beson më te Armando Broja. /Sport Ekspres/