Nuk ka fitues në përballjen Juventus-Milan. Skuadrat janë larguar nga fusha me një barazim 1-1. Bardhezinjtë shfaqën një dominim në rastet e krijuara ndaj kundërshtarit. por goditjet e Konseisaos u ndalën nga portieri dhe nga shtylla.
Në momentin më të mirë të Juventusit, Milani arrin të gjejë rrugën e golit. Ciseja shënoi në minutën e 69, duke befasuar të pranishmit në stadium. Megjithatë Juventusi nuk u dorëzua. Bardhezinjtë e kërkuan golin dhe në minutat e fundit e gjetën atë. I ardhur nga stoli, Gati bëri atë që për shumë minuta asnjë nga sulmuesit e Juventusit nuk e bëri. Goditja me kokë e mbrojtësit italian në minutën e 92-të e dërgoi sërish ndeshjen në baraspeshë. Rezulati 1-1 mbeti më pas i pandryshuar, duke bërë që të dyja skuadrat të largoheshin me nga një pikë nga stadiumi./Sport Ekspres/