Edon Zhegrova ishte padyshim një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, pavarësisht se bardhezinjtë në fund u larguan pa pikë. Futbollisti shqiptar hyri në fushë në minutën e 60-të dhe ndryshoi menjëherë fytyrën e sulmit të Juventusit.
Zhegrova ishte vendimtar në momentet më të rëndësishme të ndeshjes, duke realizuar dy gola dhe duke rikthyer dy herë Juventusin në lojë. Golin e parë e shënoi në minutën e 82-të, ndërsa në shtesë realizoi edhe të dytin me një goditje të fuqishme, duke bërë të mendohej se kishte shpëtuar të paktën një pikë për skuadrën e Luciano Spallettit.
Por Sassuolo kishte fjalën e fundit. Vasilije Adzic shënoi në minutat e fundit dhe i dha vendasve fitoren 3-2, duke zbehur disi një nga paraqitjet më të mira individuale të Zhegrovës me fanellën e Juventusit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni paraqitjen e sulmuesit shqiptar, përtej dy golave të shënuara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/