VIDEO/ Njëra më e bukur se tjetra, Jasir Asani ndizet në Champions League-n e Azisë

Jasir Asani ndizet sërish kur vjen koha për të treguar vlerat në Champions League-n e Azisë. Futbollisti shqiptar ka arritur të shënojë një gol dhe të jap një asist kundër ekipit të Katarit, Al Sadd.

Asani shënoi golin e parë të takimit ku përfitoi nga një gabim i kundërshtarit dhe gjuajtja e tij ishte e pandalshme, duke tundur rrjetën. Ndërkohë po aq i bukur ishte edhe asisti që dhuroi shqiptari në golin e dytë, për të treguar të gjitha vlerat e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/