Mitaj luajti nga minuta e parë, Xhenoa kualifikohet dhe gjen kundërshtar Interin

Mario Mitaj ka luajtur sot nga minuta e parë me fanellën e Xhenoas. Lojtari shqiptar ka mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes deri në minutën e 60 në sfidën kundër Sudtirolit. Xhenoa ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen që ishte e vlefshme për kompeticionin Kupa e Italisë.

Skuadra italiane është kualifikuar më tej në fazën e 1/16-ve. Në raundin pasardhës ata do të përplasen me Interin, i cili është një nga ekipet më në formë aktualisht në futbollin italian./Sport Ekspres/