“Murinjo është një nga më inteligjentët që kam takuar”, Mbape e pranon: A jemi miq te Reali? Ndonjëherë dikush nuk të jep dorën, por kjo është normale

Kilian Mbape ka dhënë një intervistë për “AS”, ku ka ndarë me publikun përshtypjen e tij për të punuarit me Murinjon. Ai ka shprehur vleresimin maksimal për trajnerin portugez, të cilin e konsideron një lider të vërtetë. Sa i përket raporteve mes lojtarëve, ylli francez ka pranuar se në një ekip futbolli jo të gjithë lojtarët mund të jenë miq me njëri-tjetrin dhe kjo është diçka krejtësisht normale.

“Ai është një nga njerëzit më inteligjentë që kam takuar ndonjëherë. Është një lider. E dija këtë para se të vinte, por ta shohësh çdo ditë të bën të kuptosh se ai është një njeri vërtet i veçantë dhe një trajner legjendar, i cili ka lënë gjurmë në epokën e tij dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me ne.

A duhet të jenë miq lojtarët e një skuadreje? Ne duhet të jemi të zotë, të bashkuar dhe të punojmë për të mirën e përbashkët, që është suksesi i Real Madridit. A jeni ju miq me të gjithë kolegët tuaj te AS? Kjo është diçka më e zakonshme te brezi i ri i tifozëve, sepse me rrjetet sociale gjithçka vihet nën lupë. Ndoshta dikush nuk shtrëngon dorën ose nuk buzëqesh… Por është normale. Ne e dimë këtë dhe përpiqemi të mos u kushtojmë rëndësi gjërave që nuk janë gjithmonë të vërteta. Gjëja më e rëndësishme është Real Madridi”, ka thënë Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/