Armando Broja u la jashtë Kombëtares, trajneri i Shqipërisë shpjegon arsyen

Shqipëria ka publikuar listën sa i përket ndeshjeve që do të zhvillojë për listën e Kombeve. Atje është vënë re mungesa e Armando Brojës, që Maran e ka shpjeguar në bazë të formës së tyre.

“Berisha ka treguar që ka cilësi të mira, por edhe duke u ndikuar nga dëmtimi i Strakoshës. Përsa i takon Nedim Bajramit dhe Armando Brojës, kam vlerësuar kushtet e përgjithshme. Kombëtarja nuk është një portë që mbyllet. Por këto janë zgjedhjet që janë bërë në këtë rast.

Për Kerjotën, e kemi studiuar që nga sezoni i kaluar. Ai bërë shumë mirë sezonin e kaluar. Ka karakteristika që mund të ndihmojnë Kombëtaren. Sina është lojtar që është vënë në evidencë kohët e fundit. Luan në një kampionat të vështirë, por ka qenë protagonist dhe ka shënuar gol. Mbetet për t’u vlerësur nëse do ketë vazhdimësi me ekipin tonë apo do vijoi te Shqipëria U21.

Shumë shpejt do të shohim lojtarë të grumbulluar edhe të rinjt. Rikthehemi edhe me datë 19 maj, që është objektivi për vendin e parë në Nations League. Emrat që përmendet janë në sulm, që ka lojtarë me eksperiencë në të. Kemi sjellë Sinën si risi. Janë lojtarë sulmues këta që përmende. Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra në pozicione të duhura.

Objektivi im është që ta çoj përpara grupin. Sigurisht që do të kemi hapësira për të futur edhe lojtarët e rinj. Mund të zgjedhin Kombëtare tjetër nëse nuk i marrim? Interesi që ne kemi për ta, ata e dinë shumë mirë, besimi tek këta lojtarë. E kemi treguar në forma të ndryshme, por duhet të jenë edhe kushtet që të ndodhë”, tha Maran. /Sport Ekspres/