Tirana dhe Elbasani po zhvillojnë një përballje spektakolare në “Selman Stërmasi”, me të dyja skuadrat që kanë dhuruar gola dhe emocione në javën e pestë të Abissnet Superiores. Në një ndeshje mes ritmit, bardheblutë kanë reaguar pas dy avantazheve të Elbasanit dhe kanë rikthyer baraspeshën.
Elbasani e gjeti rrjetën fillimisht në minutën e 22-të, kur Nikaj përfitoi edhe nga një devijim i mbrojtësit Ndong për të kaluar verdheblutë në avantazh. Tirana nuk u dorëzua dhe vetëm tetë minuta më vonë erdhi përgjigjja e Redon Xhixhës. Sulmuesi bardheblu realizoi për 1-1 dhe i dha skuadrës së Klafuriçit më shumë besim. Megjithatë, Elbasani reagoi sërish. Në minutën e 37-të, Mazari u shkëput bukur nga mbrojtja, kaloi edhe portierin Bekaj dhe shënoi për 2-1. Pjesa e dytë nisi me një Tiranë më agresive dhe Xhixha goditi përsëri. Në minutën e 54-t, sulmuesi realizoi golin e dytë personal, duke vendosur rezultatin në 2-2. /Sport Ekspres/