Emanuele Sina ka marrë për herë të parë ftesën e ekipit kombëtar A. Lojtari i Breshias, i cili më parë ka qenë pjesë e Kombëtares U19, ka treguar ndjesitë e tij të para në një intervistë të shkurtër për “FSHF TV” -në. Ai ka thënë se lajmin ia ka përcjellë të parit babait, i cili e kishte të vështirë ta besonte.
“Lajmin e kam marrë kur isha në makinë, kur kam mbaruar stërvitjen me Breshian. Gjëja e parë që bëra, mora babin në telefon dhe ia thashë direkt. Babit nuk i besohej. Sa erdha në shtëpi mora gjyshin dhe nënën. Kam qenë me U19-ën dhe kam qenë shumë tifoz i ekipit kombëtar. I kam parë lojtarët nga televizori. Kështu që jam shumë i kënaqur të kem këtë mundësi të paraqitem me këta lojtarë”, është shprehur Emanuele Sina./Sport Ekspres/