E FUNDIT/ Marani ndryshon gjysmën e formacionit, lojtari i U19 ul Hysajn në stol dhe debuton me Kombëtaren

E FUNDIT/ Marani ndryshon gjysmën e formacionit, lojtari i U19 ul Hysajn në stol dhe debuton me Kombëtaren

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë kundër San Marinos. Pas fitores me Bjellorusinë, kuqezinjtë do të synojnë të marrin 3 pikët e radhës në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. UEFA ka publikuar tashmë edhe formacionet e të dyja Kombëtareve, ku vihen re ndryshime në radhët e Shqipërisë.

Rolando Marani ka ndryshuar gjysmën e formacionit. Berisha i ka lënë vendin Sherrit, Pilo Mitajt dhe Hysaj i ka lënë krahun e djathtë Sinës. Ky i fundit do të debutojë kështu me ekipin e parë të Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e U19-s. Ndërkohë nga minuta e parë do të jenë në fushë edhe Shehu, Uzuni dhe Mehmeti./Sport Ekspres/