Shqipërisë i buzëqesh fati, vendi i parë pret për kuqezinjtë

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë të vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombëve. Kuqezinjve i buzëqesh fati në prag të sfidës kundër San Marinos. Bjellorusia i bën “nder” Kombëtares, teksa ka arritur të ndalë Finlandën në transfertë.

Finalndezët shihen si kundërshtarët më të fortë në grup, por sot nuk kanë mundur të marrin asgjë më shumë se sa një barazim 0-0. Me këtë rezultat, Finlanda shkon në kuotën e 4 pikëve dhe vendi i parë në grup pret për kuqezinjtë. Në rast fitoreje kundër San Marinos, atëherë ekipi ynë kombëtar do të kryesonte grupin me 6 pikë të plota./Sport Ekspres/