Një super Shqipëri nuk mjafton! Shqipëria humbet në shifrat 2-1 ndaj Finlandës në transfertë. Goli i Rei Manajt në minutën e 4 u zhvlerësua pasi ëalta, lojtari i Finlandës, shënoi dy herë nga goditja e dënimit.
Ajo që ndikoi në këtë ndeshje ishte dalja e hershme e Etrit Berishës që mori karton të kuq. Shqipëria tentoi deri në fund që të barazonte, por sikur të mos mjaftonte 1 lojtar më pak, edhe arbitri ishte kundër kuqezinjëve. Shumë vendime në favor të finlandezëve dhe mbi të gjithë, një penallti e mohuar për Uzunin. Arbitri nuk dha një penallti duke i dhënë karton të verdhë Uzunit dhe si për cudi, në fund do të akordonte pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/