“Nuk ishte fare faji i Etrit Berishës”! Ilir Alliu prek detajin: Maran duhej ta kuptojë, nuk di të luajë me këmbë

Ilir Alliu, ish lojtari i Kombëtares ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Teksa ka folur për analizën e ndeshjes dhe njëkohësisht për rastin e Etrit Berishës që vendosi ndeshjen, Alliu e ka parë këtë moment paksa më ndryshe. “E kemi nisur ndeshjen në mënyrë fantastike, vendosja ishte shumë e mirë. Për 20 minuta para kartonit të kuq e kemi dominuar ndeshjen, nga të gjitha anët. Ishim vërtet shumë mirë. Derisa vjen gabimi fatal i Etrit Berishës dhe ndeshja kthehet.
Shiko, ka diçka tani që duhet të theksojmë. Një ndeshje fitohet në dhomën e zhveshjes, për mua ne e kemi humbur aty, nuk është fat. Ne të gjithë e dimë që Etrit Berisha është zero, me këmbë është zero, nuk e ka fare lojën me këmbë.

Dhe çfarë ndodh? Ne luajmë poshtë, me pasime dhe me topin që vjen nga portieri. është shumë mirë ta bësh, por ideja është që këtë e bën ose me një portier tjetër, pra nuk e nis me Etrit Berishën ose zgjedh një mënyrë loje tjetër, i bie topi para nëse ke Etrit Berishën. Kishte 2-3 momente që Berisha mori topin dhe kishte pasiguri para asaj gafe. U ngarkua njëehrë, dy herë, tre herë, shumë në pak minuta në lojën që Etrit Berisha nuk e ka, derisa na la në baltë, e la topin në zonë dhe na erdhi goditja. Kjo është e gjitha, Berisha nuk e ka pasimin në një zonë të tillë, për të gjetur në vertikale lojtarin e vet, është një portier që maksimumi i tij mund të pasojë në anësore pasi aty ka një zonë rreziku më të vogël”, tha Alliu. /Sport Ekspres/