“Zhegrova është fenomen”, ish-lojtari i Juventusit i thur elozhe Edonit: Mund të bëhet më i miri i bardhezinjve

Fabricio Ravaneli vazhdon të thurë elozhe për Edon Zhegrovën. Në një intervistë për “Tuttosport” -in, ai ka deklaruar se sulmuesi shqiptar është një fenomen. Sipas tij, ai mund të shndërrohet në futbollistin më të fortë të Juventusit.

“I thashë se është një fenomen dhe se atë që bën për kombëtaren duhet ta bëjë edhe në stërvitje e me Juven, sepse është një fenomen. Nëse gjen vazhdimësi, mund të bëhet lojtari më i fortë i Juventusit, sepse është lojtar që bën diferencën. Ai di të shënojë. Sipas meje, ka potencialin për të shënuar 10 gola”, ka thënë Fabricio Ravaneli./Sport Ekspres/