Egnatia fiton kundër Laçit dhe nuk e ndal hapin, ndjek Teutën për vendin e parë në Superiore

Egnatia ka arritur që të fitojë kundër Laçit në shifrat 0-2 në Superiore. Një transfertë e vështirë kjo për djemtë e Dedes, që me durim, ia kanë dalë në fund. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Loukili në minutën e 81.

Pas një penalltie të ekzekutuar dhe të pritur nga portieri, topi u kthye prapë mbrapa me fat dhe nga aty, Loukili gjeti golin e avantazhit. Ndërkohë me një kundërsulm të frikshëm nga Montenegro në fundin e takimit, Diabate nuk do ta kishte të vështirë për të gjetur golin e dytë në minutën e 89. Kështu Egnatia mban hapin e Teutës, duke u gjendur në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak. /Sport Ekspres/