Mbrëmja e së enjtes do të jetë mjaft e veçantë për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë do të debutojnë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit do të presin Midtjillandin në “Air Abania”, duke nisur nga ora 18:45. Biletat kanë dalë në shitje dhe klubi Egnatia i bën thirrje tifozëve që t’i mbështesin masivisht.
“Një moment historik për klubin tonë dhe për gjithë Shqipërinë! Të enjten, sytë e të gjithëve do të jenë te kjo sfidë e madhe, ku së bashku synojmë të shkruajmë historinë!
Ejani edhe ju në stadium, bëhuni pjesë e këtij momenti historik dhe na mbështesni drejt ëndrrës sonë! Le ta shkruajmë historinë së bashku”, ka shkruajtur klubi Egnatia./Sport Ekspres/