Shpallet lojtari më i mirë i muajit në Itali, Shpendi krahasohet me statistika me Jamalin dhe Rafinjën

Kristjan Shpendi nuk e ka ulur ritmin as në këtë sezon të ri të Serisë B. Sulmuesi shqiptar vijon të mbetet vendimtar për Çezenën me performancën e tij dhe me golat e shënuar. Paraqitjet dhe statistikat e regjistruara në muajin shtator e kanë veçuar atë nga futbollistët e tjerë të kampionatit.

Shpendi është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në Serinë B. Hera e parë për talentin e Kombëtares shqiptare që vlerësohet me një çmim të tillë, i cili do i dorëzohet përpara ndeshjes së ardhshme kundër Avelinos. Në muajin e shkuar, në top 5 ligat më të forta të Europës së bashku me ligat B të tyre, vetën Rafinja dhe Jamali kanë shënuar më tepër gola se sa Shpendi.