“Po flas si shqiptar, mos dhunoni fëmijët”! Situata alarmante në Tiranë, Myrto Uzuni dhe Rei Manaj të parët që ngrenë zërin

Një situatë alarmante është ajo që po ndodh në Tiranë, ku protestuesit dhe policia janë në një përplasje të vazhdueshme. Rei Manaj dhe Myrto Uzuni kanë qenë dy lojtarët e parë të Kombëtares, të cilët kanë bërë një reagim për situatën. Dy lojtarët e Shqipërisë kanë shprehur gjithë respektin për Policinë e Shtetit, por nga ana tjetër kanë njoftuar mbështetjen e tyre për studentët duke bërë thirrje që të mos ketë dhunë ndaj tyre.

“Pas cdo studenti qëndron njëëndërr dhe sakrifica e një familje. Ata meritojnë mbështetje për të ecur përpara. Unë kam përjetuar krenarinë që të jep përfaqësimi i Shqipërisë. Besoj se edhe uniforma e policisë duhet të mbahet me atë ndjenjë përgjegjësie për njerëzit. Kur veshim uniformën, mbajmë mbi supe edhe përgjegjësinë. Respekt për cdo polic që shërben me ndërshmëri, por dhunaështë e papranueshme”, shkruhet mes të tjerash nga Uzuni.

Nga ana tjetër, edhe Manaj shkruan një reagim të gjatë, por ne po e përmbledhim në pak fjalë. “Dua të shpreh shqetësimin tim për dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve. Studentët janë fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë, duhet të dëgjohën, të respektohen dhe të trajtohen em dinjitet. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet, jo të mbytet me dhunë. Nuk jam mbështetës i një partie politike, po flas si një shqiptar”. /Sport Ekspres/