Ndodh edhe kjo! Jemi në një moment të pazakontë të Shqipërisë, por së shpejti edhe në futbollin shqiptar. Do të kemi një rivalitet baba-bir, brenda të njëjtit kampionat. Sipas informacioneve që ka siguruar Sport Ekspres, pritet që trajneri i ri i Elbasanit të jetë djali i Ilir Dajës, Glen Daja.
Gleni ka qenë thuajse në gjithë eksperiencat e Ilir Dajës si trajner në vitet e fundit dhe tani do të ketë mundësinë për të shprehur vlerat e tij, i vetëm. Madje do të ketë edhe duele direkt me babain e tij, ku ndeshjet Elbasani-Dinamo do të marrin nota tërësisht të pazakonta dhe me një interes të madh.
Në bazë të burimeve të Sport Ekspres është arritur një marrëveshje që Glen Daja të jetë trajneri i ri i Elbasanit dhe kjo pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Kjo lëvizje vjen pasi është mbyllur bashkëpunimi me trajnerin e mëparshëm, Gozdenovic, pas largimit të këtij të fundit për mungesën e rezultateve. /Sport Ekspres/