“Nuk është çudi që këta burra të heqin dorë”, deklarata e fortë e gazetarit: Shteti goditi prapë futbollin

Gazetari dhe moderatori i njohur, Gerti Carcani, ishte i ftuar në FSHF TV për të diskutuar sa i përket Ligjit të Sponsorizimit. Shumë lëvizje dhe iniciativa janë marrë nga gjithë futbolli shqiptar, për të kërkuar një Ligj që i jep pak oksigjen këtij sporti, por kjo drita jeshile nuk ka ardhur kurrë. Pavarësisht shpresës dhe dëshirës së komunitetit të futbollit për të shkuar sa më larg, nga ana tjetër shteti duket qartë i vendosur dhe në xhelozi se futbolli nuk duhet të tejkalojë arritjet e tyre. Nëse në politikë BE është ende një objektiv i paarritur, Shqipëria po kërkon të hyjë në BE e futbollit për herë të tretë dhe nuk është larg.

“Futbolli ka humbur shumë, Edi Rama e goditi sërish futbollin. Tani të rrotullohemi dhe të themi për Ministrinë e Financave, por aty është vullneti politik i Kryeministrit. E mashtroi futbollin, i mashtroi këta burrat dhe nuk e kaloi Ligjin e Sponsorizimit. Me duart e Malajt, me heshtjen e Gonxhes, me atë buzëqeshjen e Taulant Ballës që është gjithmonë në stadium, por nuk thotë asnjëherë që unë bëra dicka, por kaq është fuqia ime. Politika i dha një grusht të fortë futbollit dhe mos të duket cudi që një pjesë e këtyre burrave në futboll të thonë…STOP, tani do dorëhiqemi, nuk do të japim më paratë e familjes tonë”, tha Gerti. /Sport Ekspres/