Bota e futbollit njohu mbrëmjen e djeshme fituesin e Topit të Artë për vitin 2026. Elita e sportit më popullor në planet ishin të pranishëm në Londër, ku u zhvillua ceremonia e organizuar nga “France Football”. Në sallë ishte i pranishëm edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili njëkohësisht mban edhe postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.
Duka gjenden pranë Joan Laportës, i cili tërhoqi trofeun e klubit më të mirë në kategorinë e femrave për vitin 2026, që u fitua nga Barcelona. Ndërkohë, mbrëmja kulmoi me dorëzimin e Topit të Artë në kategorinë e meshkujve, i cili shkoi në duart e Herri Kejnit./Sport Ekspres/