Lamine Yamal vazhdon të mahnitë Europën dhe të vendosë rekorde të reja në futbollin ndërkombëtar. Talenti i Barcelonës ka arritur të thyejë një tjetër rekord të rëndësishëm në Champions League, duke lënë pas Kylian Mbappe në një statistikë historike.
Sulmuesi spanjoll realizoi golin e avantazhit për Barcelonën në përballjen ndaj Aston Villas, në minutën e tetë të takimit, duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e skuadrës angleze. Ky gol ishte i veçantë për 19-vjeçarin, pasi e çoi në kuotën e 14 realizimeve në Champions League përpara se të mbushë 20 vjeç.
Në këtë mënyrë, Yamal ka kaluar Kylian Mbappe, i cili mbante rekordin me 13 gola të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube përpara ditëlindjes së tij të 20-të. Pas tyre në këtë renditje pozicionohet Erling Haaland, me 10 gola, ndërsa diferenca me dy yjet e tjerë është tashmë e konsiderueshme.
Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshëm këtë rekord është fakti se Yamal do të festojë 20-vjetorin vetëm më 13 korrik 2027. Kjo do të thotë se ylli i Barcelonës ka ende kohë për ta përmirësuar ndjeshëm këtë statistikë dhe për ta bërë rekordin edhe më të vështirë për t’u thyer. /Sport Ekspres/