Aston Vila u mposht nga Barcelona me rezultatin 3-0 në javën e 4-t të Ligës së Kampionëve. Trajneri i ekipit anglez ka pranuar superioritetin e katalanasve. Pas ndeshjes, ai ka deklaruar për mediat se u përballën me një nivel shumë të lartë, t? cilin nuk e hasin në Premier Ligë. Një deklaratë që ka shkaktuar habi, duke qenë se kampionati anglez konsiderohet më i forti në botë.
“Sot ishte një përvojë e mirë, por një rezultat i keq. U përballëm me një ekip që luan në një nivel shumë të lartë, diçka që nuk e shohim në Premier League”, ka. thënë ndër të tjera Unai Emeri./Sport Ekspres/