“Jemi ekipi më i mirë në Europë”, mbrojtësi i Realit: Nuk kam pse flas me Jamalin, ne fituam dhe kaq

Reali i Madridit duket se ka gjetur ekuilibrat e duhura me Murinjon në krye. “Los blankos” po marrin rezultate pozitive në këtë sezon të ri, madje duke thyer edhe dominimin e Barcelonës. Në një intervistë për “Cope”, Kukureja ka shprehur bindjen e tij se Reali i Madridit është ekipi më i mirë në Europë për momentin.

Ai është pyetur edhe për sa i përket duelit me shokun e tij të skuadrës te Spanja, Jamalin. Kukureja është shprehur se nuk ka folur me yllin e Barcelonës pas “el klasikos”.

“Për mendimin tim, ne jemi ekipi më i mirë në Europë për momentin. Nëse Vinicius Jr. kthehet në formën e tij më të mirë, do të jemi një ekip i pandalshëm.

A fola me Jamalin pas ‘El Klasikos’? Nuk folëm, nuk kam pse të them asgjë. Fituam, bëra një ndeshje të mirë. Kaq. Preferoj të qëndroj i heshtur, të bëj punën time”, ka thënë Mark Kukureja./Sport Ekspres/